Fjalë Kyçe

Policia kufitare sekuestron mall të kontrabanduar mes Kosovës dhe Serbisë

Policia kufitare sekuestron mall të kontrabanduar mes Kosovës dhe Serbisë

Policia kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit (SPMK) Muçivërcë, sot rreth orës 16.20, ka konfiskuar një sasi barnash dhe pajisje të instalimit elektrikë, të cila kishin hyrë ilegalisht në Domorovc të Ranillugut, nga territori i Serbisë.

Njësitë policore patrulluese të SPMK Muçivërcë, kanë arritur ta gjejnë shtëpinë ku ishte i parkuar traktori i ngarkuar me mall të kontrabanduar.

Patrulla policore ka identifikuar personin që kujdesej për shtëpinë dhe me lejen e tij, zyrtarët policorë janë futur në oborrin e shtëpisë, ku kanë konstatuar se në rimorkion e improvizuar të traktorit kishte të ngarkuara pako me barna të llojeve të ndryshme dhe pajisje të instalimit elektrikë.

Traktori me mallra të dyshuara është sekuestruar dhe është iniciuar rasti kontrabanda me mallra, ndërkohë që zyrtarët policorë të SPMK Muçivërcë, janë në proces të numërimit të mallrave të sekuestruara dhe po ashtu janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.