Policia malazeze gjobit kosovarët, që nuk kanë paguar taksën turistike: Ju kemi paralajmëruar!
Sot u bë e ditur se policia malaziase ka dënuar me një gjobë prej 40 eurove turistët nga Kosova që nuk kanë paguar taksën turistike, që është vënë nga Organizata Turistike e Ulqinit.
Kjo Organizatë kishte vënë një taksë që secili turistë i huaj që viziton këtë komunë duhet të paguaj taksën turistike 0.70 centë për 24 orë, derisa për fëmijë ajo kushton 0.35 centë për çdo ditë qëndrimi.
Dënimi i turistëve që s’e kanë paguar këtë taksën u bë në pikë kalimin kufitar në Sukobinë.
Aplikimi i kësaj takse dhe gjobitja në pikë kalimin kufitar në dalje të Ulqinit për Shqipëri ka bërë që të krijohen kolona të gjatë pasi që policia secilit udhëtarë që nuk ka paguar taksën u ka shqiptuar gjobën prej 40 eurove e të cilat duhet paguar menjëherë.