Fjalë Kyçe

Aksion i policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Aksion i policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Telegrafi mëson se aksion tashmë ka filluar, ndërkaq nuk bëhen të ditura më shumë detaje.

Ndryshe, në Ministrinë e Bujqësisë rreth katër muaj më parë, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa dhjetëra persona të dyshuar për “Marrje ryshfeti”, e vepra të tjera.

Muaj pas muaji, policia ka vazhduar të marrin aksione të ndryshme në lidhje me rastin e quajtur “Subvencioni 2021”, dhe pjesë e këtij rasti mund të jetë edhe ky sot.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për zhvillimet në këtë aksion.