Fjalë Kyçe

Policia në aksion: Inspektim i rreptë në Prishtinë

Policia në aksion: Inspektim i rreptë në Prishtinë

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë edhe sonte me inspektimin e masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë.

Kjo është e mundur vetëm nese të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës.

Ndryshe, sipas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe gastronomët e kanë të ndaluar qarkullimin, përkatësisht, kryerjen e aktiviteteve të biznesit nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.