Fjalë Kyçe

Policia në Ferizaj ndalon 23 lëmoshëkërkues, 15 prej tyre nga Shqipëria

Policia në Ferizaj ndalon 23 lëmoshëkërkues, 15 prej tyre nga Shqipëria

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se nëpërmjet një aksioni të zhvilluar të premten, ka ndaluar 23 lëmoshëkërkues në këtë qytet, me 15 prej tyre që janë shtetas të Shqipërisë.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, nga 23 të ndaluarit 14 ishin të rritur e nëntë fëmijë. Tetë prej tyre janë shtetas të Kosovës.

Policia ka thënë se ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.