Fjalë Kyçe

Policia në Ferizaj në aksion për konfiskimin e skuterëve

Policia në Ferizaj në aksion për konfiskimin e skuterëve

Policia e Kosovës në Ferizaj po vazhdon me planin operativ “Skuteri 2021”. Në kuadër të këtij aktiviteti, që nga 28 prilli, Policia ka shqiptuar 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, ndërsa ka konfiskuar edhe 10 prej tyre në mungesë të dokumentacionit të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të ligjit mbi komunikacionin rrugor, ndërkohë që apelon te të gjithë drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, t’i respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj. \ ksp