Fjalë Kyçe

Policia në Kaçanik në aksion të gjerë për konfiskimin e drunjve, arrestohen 22 persona

Policia në Kaçanik në aksion të gjerë për konfiskimin e drunjve, arrestohen 22 persona

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjtëve, ku kanë shoqëruar në stacion policor 22 të dyshuar.

Sipas komunikatës për medie, në kuadër të këtij aksioni, policia për disa ditë radhazi, ka hasur në persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunj në bjeshkët e Kaçanikut.

Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar : 9 kamion, 6 automjete xhipa të modifikuar, 1 automjet furgon, 4 automjete pikap dhe një traktor.

Po ashtu, janë konfiskuar 130 metra drunj. Gjithashtu janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i motosharrave, sëpata , zinxhirë me të cilat dyshohet së është bërë prerja e drunjëve.

Ndërsa, janë shoqëruar 22 persona të dyshuar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe drunjët u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve, si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin persona që presin, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunj, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250; 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë.