Fjalë Kyçe

Policia në Prishtinë shqipton 59 gjoba dhe konfiskon 9 motoçikleta

Policia në Prishtinë shqipton 59 gjoba dhe konfiskon 9 motoçikleta

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave, dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.

Sipas një njoftimi thuhet se në kuadër të këtij plani, sot janë shqiptuar 59 gjoba dhe janë konfiskuar 9 motoçikleta.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.