Fjalë Kyçe

Policia në Prizren me plan për motoçiklistët, shqiptoi 63 tiketa

Policia në Prizren me plan për motoçiklistët, shqiptoi 63 tiketa

Motoçiklistët në Prizren duhet të shtojnë kujdesin që të mos dalin në rrugë pa qenë të pajisur me gjithçka që kërkohet për të dalë në rrugë.

Policia e komunikacionit rrugor ka njoftuar se është duke zbatuar planin operativ “Motoçiklistët”, i cili ka për qëllim kontrollimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion me motoçikleta, për kontrollim teknik dhe regjistrimin e tyre, gjithashtu kontrollimin e drejtuesve për pajisje me patentë shofer për kategori përkatëse.

Policia sot ka kontrolluar dhe ka gjetur parregullsi, prandaj ka shqiptuar 63 tiketa trafiku, për kundërvajtjet si: mosrespektim i semaforit, drejtimi pa patent shofer, ngasja e motoçikletës pa helmet, kalimi i afatit të regjistrimit etj.

Policia ka paralajmëruar se do të vazhdoje edhe më tutje në realizim e këtij plani dhe aktivitetin e saj do ta shtrijë në të gjithë rajonin e Prizrenit.