Fjalë Kyçe

Policia në Shqipëri marrin edhe vaksinën e dytë, derisa te ne ende as të parën

Policia në Shqipëri marrin edhe vaksinën e dytë, derisa te ne ende as të parën

Policia e Shtetit ka njoftuar se sot ka nisur faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës.

Sipas njoftimit, brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë të vaksinës.

“Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.