Fjalë Kyçe

Policia nis hetimet ndaj ish sekretarit Betim Reçica për falsifikim të dokumenteve

Policia nis hetimet ndaj ish sekretarit Betim Reçica për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka filluar hetimet ndaj ish-Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Betim Reçica.

Fillimi i këtij procesi hetimor është konfirmuar për Indeksonline nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.

Policia ka konfirmuar se këtë rast ka nisur në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se është iniciuar një rast  Falsifikim i dokumenteve. Hetuesit policor ne  koordinim me Prokurorinë themelore ne Prishtinë, janë duke e trajtuar rastin”, u tha.

Reçica dyshohet se ka falsifikuar një dokument të përvojës së punës për t’u punësuar si sekretar në ministrinë në fjalë.

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës të zhvilluar dje mori vendim për shkarkimin e Betim Reçicës nga posti i sekretarit në MI-së.