Fjalë Kyçe

Policia publikon pamje se çka u konfiskua gjatë bastisjes në Istog

Policia publikon pamje se çka u konfiskua gjatë bastisjes në Istog

Mëngjesin e sotëm në fshatin Suhogerllë të Istogut, sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Istog në mbështetje nga patrulla e njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH) kanë vepruar ne bazë të urdhëresës për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit: N. K., i lindur më 1973.

Siç njofton policia tek personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: 1 (një) Pushkë automatike AK-47 kal.7.62, 2 (dy) Karikator të së njëjtës armë, 1 (një) Fishekë të kalibrit 7.62mm, 1 (një) Pushkë gjuetie model KARATAY Magnum kal. 12 GA dher 26 (njëzetegjashtë) fishek të njëjtës Pushkë të kalibrit 12 mm.

Policia thotë se i dyshuari fillimisht është arrestuar dhe intervistuar, mirëpo pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit “i dyshuari lirohet dhe rasti dërgohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.