Fjalë Kyçe

Policia sekuestron tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

Policia sekuestron tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë.

Siç njofton Policia sonte rreth orës 16:00 kanë gjetur tre aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe i kanë sekuestruar ato.

Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme, ka njoftuar Policia.