Fjalë Kyçe

Policia shqiptare shpëton turisten polake që ishte bllokuar në Theth

Policia shqiptare shpëton turisten polake që ishte bllokuar në Theth

Policia e Shqipërisë i ka dalë në ndihmë turisten polake që kishte mbetur e izoluar në rrethin e Thethit që nga e shtuna. Siç bën të ditur Policia, turistja 35-vjeçare kishte humbur rrugën derisa po vizionte zonën nga Valbona në drejtim të Thethit.

Ajo kishtë rrëshqitur në një zonë të vështirë dhe bëhet e ditur se ka marrë lëndime trupore.

“Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.