Fjalë Kyçe

Policia shqipton gjoba e konfiskon motoçikleta dhe skuterë në Ferizaj

Policia shqipton gjoba e konfiskon motoçikleta dhe skuterë në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zbatuar sot, 01.05.2024, planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”.Zyrtarët policorë gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit kanë ndaluar disa persona të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Ndaj disa personave Policia ka shqiptuar gjoba për kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë, për të cilët drejtuesit e tyre nuk kanë poseduar dokumentacionin e rregullt.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me këtë institucion.“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.