Fjalë Kyçe

Policia ‘stacionohet’ para hyrjes së banesës së Albin Kurtit

Policia ‘stacionohet’ para hyrjes së banesës së Albin Kurtit

Javën e kaluar Albin Kurit është zgjedhur kryeministër i vendit. Zgjedhja e tij në krye të ekezkutivit erdhi pas një marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.

Kurti mori besimin e 66 deputetëve për ta drejtuar Qeverinë në katër vitet e ardhshme, përcjell ORAinfo.
Pas marrjes së detyrës së re, për sigurinë e tij tani po kujdeset policia e Kosovës.

Përveç sigurisë së tij gjatë ditës në teren, në të njëjten kohë policia ka ngritur ‘postbllok’ edhe të objekti ku banon Kurti.
Në disa fotot të siguruara nga ORAinfo, në hyrje të objektit ku banon kryeministri i ri, është vendosur një kontanjer nga ana e policisë së Kosovës.

Aty do të vendosën pjestarët e policisë të cilët do të kujdesën 24 orë për sigurinë e Albin Kurtit dhe familjes së tij.
ORAinfo ju sjell foto nga objekti ku banon Albin Kurit: