Fjalë Kyçe

Policia tregon se sa aksidente kanë ndodhur për 24 orë dhe sa persona janë arrestuar

Policia tregon se sa aksidente kanë ndodhur për 24 orë dhe sa persona janë arrestuar

23 aksidente trafiku kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, ka njoftuar policia.

Prej tyre, 13 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 10 pa të lënduar, shkruan Gazeta Alo.

Ndërsa, për mos respektim të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1326 tiketa trafiku.

Gjatë 24 orëve të fundit policia, po ashtu ka arrestuar 20 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë në vuajtje të dënimit./Gazeta Alo/