Fjalë Kyçe

Policia ua zë pritën hajnave në Malishevë, përdoren edhe armët

Policia ua zë pritën hajnave në Malishevë, përdoren edhe armët

Një person ka shtënë me armë në drejtim të Policisë, pasi ishte duke ikur nga një vjedhje e rëndë që kishte ndodhur në fshatin Mirushë e Malishevës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:53, kur njësia policore i është përgjigjur një thirrjeje për një rast të vjedhjes së rëndë, pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona, ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim, njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metrash ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.