Fjalë Kyçe

Policia viziton banorët e ngujuar në Rugovë, kjo është gjendja e tyre

Policia viziton banorët e ngujuar në Rugovë, kjo është gjendja e tyre

Policia e Kosovës ka vizituar sot banorët që u deklaruan se janë ngujuar në Stankaj të Rugovës.

Sipas njoftimit, qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe  të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj.

“Dje, më datë 02.12.2021,  nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës.  Sot,  më datë 03.12.2021,  në orët e hershme të mëngjesit,  Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë,  kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë. Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe  të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj”, thuhet në njoftimin e policisë.