Një thesar i vërtetë është gjetur nga policia italiane. 15 milionë euro janë zbuluar të fshehura në murin e një shtëpie në Milano, para të përfituara nga aktivitete kriminale.
Tre persona u vunë në pranga nga policia, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një grupi që merrej me trafik droge në Milano dhe më gjerë në veri të Italisë.
Kartëmonedhat, prerje mes 20 dhe 500 euro, u gjetën në 28 kuti të fshehura në mur. Përveç parave të fshehura në mur, policia gjeti edhe një sasi prej 167 mijë eurosh të tjera në kasafortë në një servis makinash.