Fjalë Kyçe

Poligoni “Katana” për rastin e 24-vjeçarit: Është vetëvrasje e qëllimshme

Poligoni “Katana” për rastin e 24-vjeçarit: Është vetëvrasje e qëllimshme

Blendin Bytyqi, është  24-vjeçari që ndërroi jetë sonte në QKUK, pasi që u plagos me armë zjarri në poligonin e shenjëtarisë “Katana”, në Obiliq.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:45.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Poligoni i Shenjtërisë “Katana”, përmes një postimi në Facebook.

“Me qellim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshire në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohesh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme”, thuhet në njoftim përcjell sinjali.

Ndër të tjera thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

Tutje në njoftim, poligoni “Katana”, ka kërkuar që nga të gjithë, e sidomos mediat që të kujdesen për mënyrën e informimit dhe të kenë respekt ndaj familjes së të ndjerit.

Çfarëdo informate rreth këtij rasti, do të merrni nga zyrtaret përkatës të Policisë së Kosovës.