Stadiumi “Arena Kombëtare” mund të mos licencohet nga UEFA për ndeshjet kundër Islandës me 10 shtator.
Institucioni më i madh i futbollit në Evropë ka bërë me dije se duhet të përfundohet Sheshi para stadiumit në mënyrë që impianti të licencohet.
Shembja e objekteve afër stadiumit ka ndodhur, por ende nuk është bërë tenderi që planifikon nisjen punimeve për rregullimin e Sheshit.
Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit mund të pengojnë licencimin e stadiumit.
FSHF-ja është merakosur pasi ka mundësi që sfida me ishulloret të luhet në “Elbasan Arena” zbulon Ora News.
Stadiumi është drejt përfundimit, pasi me 5 gushti shtrohet tapeti, ndërsa me 15 gusht përfundon vendosja e stolave, por ja që politika po del të jetë pengesë.