Fjalë Kyçe

Politologu rus: Fundi i Vladimir Putinit është afër

Politologu rus: Fundi i Vladimir Putinit është afër

Historiani dhe analisti politik Valery Solovei gjatë deklaratës së tij ka thënë ditën e djeshme se Vladimir Putin jeton dhe mbretëron nën kujdesin e pandarë të mjekëve të huaj.

“Nëse Vladimir Putin është ende gjallë, kjo është falë ilaçeve perëndimore. Nëse Putini nuk do të merrte ilaçet kundër kancerit nuk do të jetonte më. Spekulimet për sëmundjen e supozuar të Carit janë ndezur që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe fillimi i luftës, por nuk janë konfirmuar kurrë zyrtarisht. Në të kaluarën është folur për kancerin e gjakut, problemet serioze të shpinës, si dhe sëmundjen e Parkinsonit. Pavarësisht se Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj presidentit rus dhe regjimit të tij, mjekët që janë vazhdimisht pranë tij nuk janë rusë, por perëndimorë dhe madje i japin atij trajtimet më të avancuara perëndimore për të trajtuar kancerin nga i cili vuan, thotë Valery Solovey.

“Megjithatë, sipas mjekëve që kanë marrë përsipër trajtimin e tij, fundi i tij tashmë është i dukshëm, sepse asnjë ilaç nuk mund të jetë 100% i suksesshëm”, shton ai. Valery Solovey është një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) dhe i diplomuar në një shkollë të specializuar në trajnimin e spiunëve dhe diplo matëve.

Ai ka pohuar prej muajsh se ka informacion të brendshëm për shëndetin veçanërisht të brishtë të Vladimir Putin. Informacioni i politologut rus del në dritë pasi pretendimit të tij se është gati të negociojë me ukrainasit për t’i dhënë fund luftës. Dy vjet më parë, në nëntor 2020, historiani dhe analisti pretendoi se Putin ishte në prag të dorëheqjes si president i Federatës Ruse pikërisht për arsye shëndetësore.