Fjalë Kyçe

Poni sjellë për herë të parë foto me djalin e saj

Poni sjellë për herë të parë foto me djalin e saj

Për 9 vite me radhë, këngëtarja Poni e ka mbajtur larg kërshërisë së publikut djalin e saj, duke mos e publikuar kurrë portretin e të birit në rrjete sociale.

Duket se me rastin e ditëlindjes së 9-të të djalit, Poni më në fund është dorëzuar dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ‘projektin’ më të rëndësishëm të jetës së saj; të birin.

Pothuajse adoleshent, djali i Ponit është rritur dhe qenka një djalosh tejet simpatik. Mami ka ndarë foto dhe video nga festimet e ditëlindjes, duke bashkangjitur edhe një urim.

“Edhe 100 drita e syve të mi”; shkruan këngëtarja përbri fotos me të birin.