Fjalë Kyçe

Porosia e Haradinajt për Thaçin: Nuk mund ta mashtrosh më pupullin për territor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga Decani i ka bërë thirrje presidenti Thaci që të mos tentojë të mashtrojë popullin me “korrigjime të lehta” sepse, sipas tij, nuk guxon të preken kufijtë.

Ai i ka dërguar mesazhe direkte presidentit Thaçi, duke i thënë se nuk mund ta mashtrojë popullin për prekjen e kufijve, me emërime si “korrigjim, demarkim”.

“Po ju garantojë se kufijtë e 17 shkurtit ju sigurojë s’mund kërkush me i prekë”, ka thënë Haradinaj. Ia kem pa hajrin demarkimit me Malin e Zi  Nuk mundet kërkush me na lujtë lojën as në emërime të korrigjimit, as në emër të demarkimit, as shkëmbimit të territoreve e as të ndarjes”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai i ka thënë presidentit të mos tentojë të mashtrojë sepse demarkimi i kufirit me Serbinë mund të bëhet mes dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën.

I bëjë thirrje presidentit Thaci që të mos mendon se e mashtron popullin më, as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, e kontrollon policia.

Haradinaj ka thënë se kanë hy thellë me lojën e kufirit.

“Kanë hi thellë me lojën e kufirit. Iu kam thënë keni, hy por nuk keni mujtë me dalë. Në fillim kanë mëndur se janë fjalë, por nuk është një njëri që e ndalë, është një e drejtë e popullit”, është shprehur Haradinaj.

Këto komente Hardinaj i bëri në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan./Gazeta Alo/