Fjalë Kyçe

Porosia që Ibrahim Rugova ia kishte dhënë Ukës: Në politikë, me e mira që mund të bëjnë është burgu

Porosia që Ibrahim Rugova ia kishte dhënë Ukës: Në politikë, me e mira që mund të bëjnë është burgu

Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova sot është liruar nga akuzat për keqpërdorime me viza italiane. Pas një vendimi të tillë ka reaguar gruaja e tij, Blerta Kllokoqi Rugova, duke kujtuar faktin se që nga nisja e procesit kundër Ukë Rugovës kanë kaluar 9 vjet e 53 ditë.

Kllokoqi-Rugova ka treguar për përpjekjen e saj që të kërkonte ndihmë për “komplotin” që po zhvillohej, derisa ka zbuluar edhe një letër që i kishte shkuar nga Uka me porosinë që Ibrahim Rugova ia kishtë dhënë vetë Ukës.

“Jom ende prej deres ne dere tu kerku ndihme per ni komplot qe po zhvillohej. Isha e dermuar e isha shpirterisht e shkaterruar kur me pat ardhe nje leter nga Uka: “Baba me ka thone me e mira qe mujn me ta bo ne politike eshte burgu”, ka shkruar ajo, raporton Express.

Reagimi i plotë:

9 vjet e 53 ditë!!!

Shtatezane ne muajin e 7te me Leken kom qene, edhe sot ndjej dhembshuri per torturat e traumat qe ja kom shkaktu Lekes ende pa ardhe ne kete bote 😒

Jom ende prej deres ne dere tu kerku ndihme per ni komplot qe po zhvillohej. Isha e dermuar e isha shpirterisht e shkaterruar kur me pat ardhe nje leter nga Uka: “Baba me ka thone me e mira qe mujn me ta bo ne politike eshte burgu”. Ne ate moment e kom marre veten, i kom kujtu krejt atentatet qe ju kane bo Presidentit Rugova e familjes te tij pas luftes, i kom kujtu krejt armiqt e tij shume vjeçar, e kom kujtu edhe Serbin qe ja kane vra babe e gjysh e Presidenti nuk u dorezu po ka arrit me me jau marr Kosoven e me shpall shtet, e kom kujtu qe nuk jom martu me nje njeri te rendomte e as ne nje familje te rendomte por ne nje familje qe ka nje barre dhe nje pergjegjesi deri sa te jene gjalle e njejte vlen edhe per femijet e mi sepse gjaku nuk eshte uje.

Me me pyet mua, edhe sot e kesaj dite shpirti me dhemb e ndjej urrejtje ne brendesi ndaj gjithe atyre qe orkestruan e sulmuan figuren e Presidentit Rugova permes Ukes sepse nuk arriten ta benin nje gje te tille sa ai ishte gjalle, por eshte Uka ai qe nuk me lejon te ushqehem me urrjetje, se Presidenti kishte thene, jemi pak dhe skemi asnje shqiptar per te gjuajtur.

Uka ka qene dhe mbetet personi me i afert i Presidentit Rugova dhe njekohesisht Uka eshte dhe mbetet enciklopedi ne vete.

Sot po Rilind nje Kohe e Re! Sot po dalim nga ajo humnere qe plot 9 vite te jetes na i gelltiti. Do kompenzojme e do vazhdojme aty ku e lam e edhe me te forte se kurre!