Fjalë Kyçe

Postimi prekës i Zenelit për Fadil Vokrrin: Më 26 mars mund ta shkruajmë historinë

Postimi prekës i Zenelit për Fadil Vokrrin: Më 26 mars mund ta shkruajmë historinë

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, e ka publikuar një postim prekës në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram për të ndjerin Fadil Vokrrin dhe ndeshjen e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut më 26 mars për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Në shtator të vitit 2018, Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe arriti të shënojë fitore me rezultat 2:0 kundër Ishujve Faroe. Në atë ndeshje kishte shënuar pikërisht Arbër Zeneli, që golin ia kishte dedikuar ish-futbollistit legjendar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, tashmë i ndjerë, Fadil Vokrrit, raporton Gazeta Express.

Tash që Kosovën e pret një tjetër ndeshje historike – ajo kundër Maqedonisë së Veriut më 26 mars në gjysmëfinale të play-offs për kualifikime në Kampionatin Evropian – Zeneli e ka kujtuar sërish Vokrrin dhe golin e tij në ndeshjen historike të Kosovës kundër Ishujve Faroe pothuajse dy vjet më parë.

“Ky gol iu dedikua një personi të veçantë! Një personi që e ngriti futbollin tonë në një tjetër nivel. Më 26 mars mund ta shkruajmë historinë dhe ta bëjmë ate dhe vendin tonë krenarë! #serishvjenmarsi”, shkroi Zeneli në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B9crzwYHNlX/?utm_source=ig_web_copy_link