Fjalë Kyçe

Postoi foto në “Facebook” me armë në dorë, ja qon mikut policinë në shtëpi

Postoi foto në “Facebook” me armë në dorë, ja qon mikut policinë në shtëpi

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se me datën 21.12.2021 një person me inicialet T.Sh (M/K) , në llogarinë e tij në “Facebook” kishte postuar një foto me një armë në dorë.

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet në identifikimin e personit të dyshuar dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Pas një pune hetimore, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar i cili ka pranuar se arma e zjarrit e postuar në “Facebook” i takonte një personit tjetër (mikut të tij) dhe sot me datën 21.01.2022 është intervistuar personi me inicialet L.H ( M/K) 28 vjeçar i cili ka pranuar se arma ishte e tij.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit L.H është inicuar rasti penal ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar!