Fjalë Kyçe

Potera: Bulliqi nuk përfaqëson asgjë nga Lëvizja Vetëvendosje

Potera: Bulliqi nuk përfaqëson asgjë nga Lëvizja Vetëvendosje

Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me situatën e krijuar me shkarkimet e fundit në Kuvendin Komunal dhe procesin e zgjedhjeve të VV-së në degën në Podujevë.

Ai gjithashtu ka komentuar konfirmimin e prokurorisë se ka filluar hetimet ndaj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit.

“E kam parë që prokuroria ka filluar hetimet, e mirëpres, unë si ish-drejtor i asaj drejtorie jam i gatshëm t’i përgjigjem prokurorisë për çdo pyetje që ata mund ta kenë, gjithashtu ftoi prokurorinë që të tre drejtorët të inspeksionit të na marrin në informata dhe të ndihmojmë në zbardhjen e rasteve”, u shpreh ai.

Potera është shprehur se Shpejtim Bulliqi nuk përfaqëson asgjë nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Klankosova.tv.

“Unë nuk kam parë asgjë që ai përfaqëson të Lëvizjes Vetëvendosje. Në rast se një prokurori profesionale e paanshme bën hulumtime unë mendoj se aty do të gjejë që ka shkelje ligjore. Kjo është pak e përgjithësuar, nuk kam arritur ta kuptojë se si është në drejtoritë e tjera duke shkuar puna, mirëpo më tepër po fokusohna në Drejtorinë e Inspeksionit”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se nuk duhet të dorëhiqet askush në rast se është i pastër, punon ndershëm dhe kryen punën me përgjegjësi