Nora Istrefi ka thënë se preferon të shohë symbyllur.
Këngëtarja Nora Istrefi është tejet aktive për ta ndërtuar tutje karrierën e bujshme muzikore, shkruan lajmi.net.
Ajo është gati në lansimin e projektit të ri muzikor në bashkëpunim me motrën e saj Erën, këngë kjo e cila pritet të publikohet edhe dy ditë.
Derisa po i bënin xhirimet, motrat Istrefi kanë publikuar shpesh foto edhe në llogarinë e tyre në Instagram.
Nora së fundmi e ka ndarë me ndjekësit një foto në të cilën duket me shumë stil e veshur me ngjyra pranverore.
Në foto vihet re detaji se ajo i ka mbyllur sytë, për dallim nga fotot e tjera dhe me të Nora ka dhënë një mesazh se sheh me gjuhën e shpirtit.
“Më pëlqen të shoh me sy të mbyllur 😜🦋”, ka shkruar ajo pranë postimit