Fjalë Kyçe

Prehu në paqe babi”, Arbenita me fjalë prekëse pas vdekjes së babait

Prehu në paqe babi”, Arbenita me fjalë prekëse pas vdekjes së babait

Pasditen e së shtunës, babai i modeles Arbenita Ismajli, ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Express Rozë.

Lajmin për vdekjen e babait e bëri të ditur motra e Arbenitës, Almedina.

Arbenita në orët e para të mëngjesit ditën e shtunë është bërë nënë për herë të parë, ndqërkaq vetëm disa orë më vonë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e babait.

Modelja postoi një fotografi të babait duke shkruar disa fjalë prekëse.

“Prehu në paqe babai im, shpresoj që zoti të bekojë me një vend në parajsë! Gjithmonë do të jesh në mendjen time! Ju lutem të gjithëve që gjithmonë të iu tregoni të dashurve tuaj se i dashuroni dhe gjithmonë përqafoni ata, ju asnjëherë nuk do të dini se kur ata do të ikin”, shkroi Arbenita në postimin e saj në rrjetin social “Instagram”.