Fjalë Kyçe

Prelvukaj për rastin “Dehari”: Drejtësinë ta çojmë në vend

Prelvukaj për rastin “Dehari”: Drejtësinë ta çojmë në vend

Artisti i njohur, Genc Prelvukaj, vazhdimisht përfshihet në tema me rëndësi shoqërore.

E, këtë e ka bërë edhe në një postim të radhës në Facebook, ku ka përmendur vdekjen e Astrit Deharit, duke kërkuar drejtësi për zbardhjen e rastit të tij, transmeton Indeksonline.

Sipas Gencit ky  është një moment ku mund t’i japim kthesë ngritjes se vendit.

Statusi i tij i plotë:

Ne bëjmë zhurme tri ditë

Për fat te keq, deri më sot jemi treguar si shoqëri, qe shpejt marrim zjarr dhe pas tri ditësh po atij zjarri i hedhim ujë e akull.

Tani është një kohë ku duhet te mbajmë inat. Inat që na gërryen për ti shtyre gjerat deri ne fund.

Kemi një milion shembuj qe jemi kalbur nga brenda. Kemi lejuar si shoqëri qe gjerat te marrin për mbrapshte. Para syve na është krijuar një hallke qe ka dhunuar rendin juridik. Para syve na janë ngritur e fuqizuar individë e bashkësi me aktivitet te jashtëligjshëm dhe akterve politike te cilët përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit te detyrave kane arritur fuqi dhe vëmendje. Gjithnjë duke e dëmtuar rëndë shtetin.

Por e kemi një rast te ndërrojmë lëkure.

E kemi një moment ku mund ti japim kthese ngritjes se vendit.

Rasti i Deharit është ne prag. Mos ta harrojmë për tri dite. Duhet ti shkojmë deri ne piken e fundit.

Kështu fillimisht drejtësinë e çojmë ne vend, pastaj hapim shtigje te reja për te krijuar një rregull te ri. Një shtet te mire.