Fjalë Kyçe

Presidenca deklarohet pas largimit të fotografisë së Thaçit nga Kuvendi

Presidenca deklarohet pas largimit të fotografisë së Thaçit nga Kuvendi

Pas veprimit të Kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila largoi nga Kuvendi i Kosovës fotografinë e Presidentit Thaçi, Klan Kosova ka pyetur në Presidencë për reagim të tyre.

Në përgjigjie për Klan Kosovën nga Zyra për Informin e Presidencës thuhet si vijon:

‘’Presidenti i Republikës përfaqëson autoritetin më të lartë të shtetit dhe të gjitha institucionet obligohen me Ligjin për Protokollin e Shtetit që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e Presidentit. Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të duhej të ishte shembulli më i mirë i zbatimit të ligjit. Nuk e dimë nëse është e vërtetë ajo që është raportuar, por një veprim i tillë gjithsesi që do ishte shkelje e ligjeve në fuqi dhe një precedent i keq për të gjitha institucionet e Kosovës’’.