Fjalë Kyçe

Presidenti dekoron Kampionin e Botës, Haxhi Krasniqin

Presidenti dekoron Kampionin e Botës, Haxhi Krasniqin

Robin Haxhi Krasniqi që nga e shtuna mbanë titullin kampion i botës në boks në versonin WBA/IBO.

Krasniqi menjëherë pas fitore është kthyer në vendlindje, njofton Klan Kosova

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar sot Krasniqin me “Medaljen Presidenciale të Meritave” për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të arriturat e jashtëzakonshme në sport.

Krasniqi për Klan Kosova ka konfirmuar që nesër do mbajë konferencë për media – duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

“Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10 në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë. Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend” deklaroi Krasniqi.