Fjalë Kyçe

Presidenti i Juves zyrtarisht konfirmon të ardhmen e Ronaldos pas eliminimit nga Champions

Presidenti i Juves zyrtarisht konfirmon të ardhmen e Ronaldos pas eliminimit nga Champions

Ronaldo do të vazhdojë ta veshë fanellën e Juventusit. 35-vjeçari ka shënuar 65 gola në 89 paraqitje për dy sezon.
Presidenti i Juves zyrtarisht konfirmon të ardhmen e Ronaldos pas eliminimit nga Championse te ‘Zonja e Vjetër’

‘Nuk është i lumtur në Juventus dhe dëshiron të largohet për Paris Saint Germain’, kështu shkroi këtë javë ‘France Football’ për Cristiano Ronaldon.

Por, pas eliminimit të ‘Zonjës së Vjetër’ nga Liga e Kampionëve, numri një i klubit, Andrea Agnelli, konfirmoi se Ronaldo nuk do të lëvizë nga Juve.

“Jam plotësisht i bindur që ai do të qëndrojë”, u shpreh Agnelli.

“Unë mendoj se raporti ishte nga një intervistë disa muaj më parë, e cila thjesht ndodhi të botohej pak para se të luanim kundër një skuadre franceze. Është një hile e vjetër e medias”. “Jo s’do të largohet, mund t’ju siguroj se Ronaldo mbetet një shtyllë e Juventusit”.