Fjalë Kyçe

Presidenti i Sllovenisë tregon nëse mbështet idenë e korrigjimit të kufijve

Presidenti i Sllovenisë tregon nëse mbështet idenë e korrigjimit të kufijve

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor,  ka folur për debatin e korrigjimit të kufinjëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit slloven u shpreh kundër ndryshimit të kufirit, ndërsa Meta tha se nuk mund të flasë për një çështje që i takon Kosovës.

“Qeveria sllovene ka një qëndrim të frenuar për këtë çështje. Unë kam marrë kurajo të jem pak i drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë që të keni një zgjidhje paqësore të krizës në favor të paqes”, ka thënë Borut Pahor.

“Unë kam thënë se jam i hapur edhe për këtë variant, nëse të dy shtetet e ofrojnë një mundësi dhe mbështetin një mundësi të tillë. Nëse një proces do të menaxhohet me kujdes në bashkëpunim me BE dhe faktorë të tjerë me ndikim që do të garantojnë që një akt i tillë i guximshëm mos kalonte në konflikt dhe me kushtet që kjo mos kuptohet si efekt domino që do të sillte dëme”.

“Nuk jam mbështetës i ndryshimit të kufijve për të plotësuar kriteret nacionale. Bëhet fjalë për korreksione  të kufirit që do ti mundësojnë dy shtetet që të lidhin marrëveshjet dhe njohjen reciproke diplomatike”, ka përfunduar presidenti slloven.