Fjalë Kyçe

Presidenti kroat në Prishtinë: Kosova është një shtet shumë i dashur për mua

Presidenti kroat në Prishtinë: Kosova është një shtet shumë i dashur për mua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një një konferencë për media pas takimit me presidentin kroat, Zoran Milanoviq ka thënë se me shtetin kroat kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe në takimin e sotëm kanë biseduar për thellimin e këtyre marrëdhënieve.

“Republika e Kosovës dhe Kroacisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Kroacinë vërtetë e konsiderojmë mik të madh të Kosovës. I shpreh mirënjohje shtetit kroat edhe për kontigjentin e vaksinave dhuruar Kosovën dhe solidaritetin e shprehur pas aksidentit tragjik në Slavnski Brod. Shteti ynë e ka bërë të qartë që është vizion i yni anëtarësimi në strukturat euroatlantike, prandaj edhe përkrahjen e Kroacisë në këtë drejtim e vlerësojmë shumë. Shprehim shpresën tonë që Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në këtë rrugë të vështirë”, u shpreh Osmani.

Ndërkaq presidenti kroat tha se për të Kosova është një shtet veçanërisht i dashur, shkruan Reporteri.net.

“Kosova për mua personalisht është një shtet i dashur, por Kosovën vërtet e kemi një shtet miqësor sepse bëhet fjalë për një demokraci vibrante. Kosova është një shtet që shumë shpejt në aspektin politik mund të inkuadrohet në organizata ndërkombëtare. Është për t’u çuditur se sa pak dihet për Kosovën edhe në vendet e BE-së. Disa shtete të BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës sinqerisht nuk i kuptoj dhe unë do të bëj çka është e mundur për të avokuar. Thjesht njerëzit janë pak të informuar për Kosovën”, tha Zoran Milanoviq në një konferencë për media.