Fjalë Kyçe

Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër

Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë.

Zyra e presidencës ka publikuar dokumentin që mban datën e djeshme që tregon dekretin i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, i pari qeverisë së re i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij, raporton Top Channel.

Edhe pse është kryeministri që i dërgon për dekretim ministrat, fjalën e fundit e thotë kreu shteti, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve.

Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit.