Fjalë Kyçe

Presidenti që u martua me mësuesen e tij në gjimnazit: Lexoni 6 fakte për Macronin

Presidenti që u martua me mësuesen e tij në gjimnazit: Lexoni 6 fakte për Macronin

Emmanuel Macron, është presidenti i Francës. Tridhjetë e nëntë vjeç atë kohë ( 2017), pa parti dhe kurrë i zgjedhur më parë, kandidati Emmanuel Macron arriti të kryesojë në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, me qëllimin për t’u dhënë fund ndarjeve tradicionale, dhe arritit të fitojë, shkruan Gazeta Metro.

Presidenti francez është i martuar me mësuesen e tij të gjimnazit,  Brigitte Trogneux. Për t’ju njohur më mirë me jetë e tij, Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur:

 

  1. Kundërshtarët e tij e përshkruajnë si iluzionist plot kontradikta.

Orator në mitingje, ky amator i letrave të bukura, i cili pëlqen të citojë poetët, kritikohet shpesh nga kundërshtarët e tij e kaluara si bankier.

 

  1. Tre ditë para zgjedhjeve presidenciale ai mori një telefonatë nga ish-presidenti amerikan demokrat, Barack Obama, i cili i bëri të ditur se e vlerësonte ndryshimin”.

 

  1. Macron është i martuar me Brigitte Trogneux, e cila është 24 vite më e madhe; ajo ka qënë mësuesja e tij në gjimnazin La Providence të Amiens.

 

4.Ndryshe nga konkurrentët e tij, ai e publikon jetën e tij dhe zhvillon fushatat me bashkëshorten e tij, Brigitte, ish-profesoreshë e gjuhës frënge, 24 vjet më e madhe.

 

  1. Në moshën 39 vjeç, ai u bë presidenti më i ri në historinë e Francës që nga epoka e Napoleonit.
  2. Ai u bë gjithashtu edhe presidenti i parë i lindur pas themelimit të vendosjes së Republikës së Pestë më 1958.Macron u bë zyrtarisht president më 14 maj 2017.