Fjalë Kyçe

Presidenti slloven nesër vizitë në Kosovë, takohet vetëm me Vjosa Osmanin

Presidenti slloven nesër vizitë në Kosovë, takohet vetëm me Vjosa Osmanin

Nesër Kosovën do ta vizitojë Presidenti i Sllovenisë, Borut Pohar, ku pritet të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Se Pohar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidencës.

Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, i tha Gazetës Reporteri.net se shefja e shtetit do ta ketë një takim me me presidentin slloven.

“Mundem me ta konfirmu që vjen nesër. Po [Presidentja Osmani do te takohet]”, tha Kupina për Reporteri.net.

Ende nuk dihet nëse Presidenti i Sllovenisë do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Për arsyen dhe takimet që do të realizojë Pohar në Kosove, Reporteri.net ka pyetur Presidencën dhe Ambasadën e Sllovenisë, por që ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.