Fjalë Kyçe

Presidenti Thaçi largohet nga takimi me liderët e koalicionit qeverisës

Presidenti Thaçi largohet nga takimi me liderët e koalicionit qeverisës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi raportohet se ka qenë i pari ai që ka lëshuar mbledhjen me partnerët e koalicionit qeverisës, takim ky i paparalajmëruar që ndodhi sonte në njërin nga restaurantet në Prishtinë.

“Klan Kosova” ka parë duke dalë nga ky takim edhe zëvendëkryeministrat, Fatmir Limaj e Dardan Gashin.

Brenda ambientit ku po zhvillohej takimi mësohet të jenë brenda aktualisht kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli si dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Ky takim i krerëve institucionalë erdhi pas letrës së fundit të arritur në adresë të tyre nga zyrtarët e shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikës, lidhur me çështjen e taksës 100%.