Fjalë Kyçe

Presidenti Thaçi takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë

Presidenti Thaçi takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“KFOR-i mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim është konstatuar se gjendja e sigurisë është e mirë./Gazeta Alo/