Fjalë Kyçe

Presidenti Thaçi vizitoi familjen e policit Izet Demaj

Presidenti Thaçi vizitoi familjen e policit Izet Demaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e policit të vrarë Izet Demaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme e ka vizituar familjen e policit të vrarë Izet Demaj.

Përkrah tij kanë qenë Sami Lushtaku, Adem Grabovci dhe Hajredin Kuçi.

Të gjithë i kanë shprehur ngushëllime familjes Demaj duke vlerësuar lart veprën e policit, si sa ishte ushtar në Koshare, ashtu edhe në detyrën e policit, shkruan Klan Kosova.

Sipas presidentit, Izet Demaj do të mbetet hero i Kosovës.

Polici Izet Demaj ka vdekur disa ditë më parë gjatë shkëmbimit me armë zjarri me grabitësin e një banke në Istog, që gjithashtu mbeti i vrarë.

Më 29 dhjetor, ai u varros me nderime të larta shtetërore, në Koshare, pranë bashkëluftëtarëve të tij.