Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë do ta hapte Kutinë e Pandorës.
Kështu është shprehur presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë vizitës në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shkruan lajmi.net.
“E kam përmendur se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbsië do të ishte një ide e keqe që do të hapte Kutinë e Pandorës, dhe do të adresonte ndryshimet tjera territoriale në vendet e ish-Jugosllavisë”, ka thënë ajo.
Në takimin që Kitaroviq pati me sekretarin gjeneral të OKB-së, Antonio Guterres ajo tha se ka kundërshtuar dhe kritikuar ashpër këtë ide.
Në SHBA aktualisht janë duke qëndruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli si dhe presidenti Hashim Thaçi.
Ky i fundit para pak ditësh madje pati një takim me homologen e tij kroate, nga ku diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve.