Fjalë Kyçe

Presidentja Osmani autorizon FSK-në për të ndihmuar Shqipërinë në luftimin e zjarreve

Presidentja Osmani autorizon FSK-në për të ndihmuar Shqipërinë në luftimin e zjarreve

Pas kërkesës së autoriteteve shqiptare që në Kukës të ofrohet ndihma edhe nga ana e Kosovës, presidentja Osmani ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë në Shqipëri në shuarjen e zjarreve.

Vendimi për ofrimin e ndihmës në Shqipëri është marrë nga Qeveria e Kosovës paraprakisht, ndërsa presidentja Osmani, në cilësinë e komandantes supreme dhe në pajtim me kompetencat e saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në Shqipëri.

FSK-ja do t’i vihet në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Presidentja Osmani ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se Shqipëria është duke u përballur me vatra të zjarreve tash e disa ditë, ndërsa disa prej tyre kanë shpërthyer edhe në disa zona në Kosovë.