Fjalë Kyçe

Presidentja Osmani e përjashton nga detyra ambasadorin Qëndrim Gashi

Presidentja Osmani e përjashton nga detyra ambasadorin Qëndrim Gashi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka liruar nga detyra e ambasadorit bë Paris, Qëndrim Gashin. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, Gashi, i cili ka thënë se ky vendim ka ardhur pas kërkesës së tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Gashi ka falënderuar të gjithë liderët institucioanlë për përprahjen dhe bashkëpunimin, duke filluar nga ish-presidentija Atifete Jahajaga e cila edhe e kishtë emëruar në vitin 2015.

“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris. T’i shërbesh vendit si ambasador është privilegj. T’i shërbesh vendit me përkushtim, është obligim. Përfaqësimi i Kosovës në Francë, si dhe në Andorë e Monako, e për një kohë edhe në Portugali, ka qenë nder i jashtëzakonshëm për mua. Gjatë kësaj periudhe i kam mbrojtur interesat e vendit tonë dhe jam përpjekur t’i avancoj raportet e shkëlqyeshme me shtetet ku kam qenë i akredituar, në veçanti me Francën. Raporti ynë me Francën është esencial për të ardhmen tonë evropiane. Më lejoni ta shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj për bashkëpunim dhe përkrahje të gjithë liderët institucionalë shtetërorë nga viti 2016 e deri tash, duke filluar nga ish-presidentja Jahjaga e cila në vitin 2015 e mori nismën për të më emëruar. Deri në përfundimin zyrtar të misionit tim, do të vazhdoj ta kryej punën me përkushtim të plotë. Faleminderit shumë Kosovës dhe shtetit mik francez nga unë dhe Jeta (si dhe nga Jani e Noli) — mirupafshim së shpejti!”, ka shkruar Gashi në Facebook.