Fjalë Kyçe

Presidentja Osmani reagon pas sanksioneve të SHBA-së për kokat e krimit në veri të Kosovës

Presidentja Osmani reagon pas sanksioneve të SHBA-së për kokat e krimit në veri të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi nga SHBA-ja kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Osmani ka thënë se i mirëpret sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviqin dhe grupit të tij kriminal.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transnacional të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, shkruan presidentja në Twitter.