Fjalë Kyçe

Presidentja Osmani thotë se Kosova do mbajë derën hapur për ukrainasit

Presidentja Osmani thotë se Kosova do mbajë derën hapur për ukrainasit

NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, thotë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një intervistë ekskluzive për TRT World, presidentja Osmani ka folur për ndikimin që do të ketë në Ballkan, sulmi rus ndaj Ukrainës, derisa shpreh disa arsye për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell Klankosova.

‘’Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor’’.

Presidentja Osmani mes tjerash foli edhe për aspiratat e Kosovës edhe në BE, si dhe bisedimet Beograd-Prishinë dhe krizën e refugjatëve pas luftës në Ukrainë.

Ajo ka thënë se Kosova do t’ua hapë dyert refugjatëve ukrainas, nëse ata ndjehen të sigurtë me ardhjen e tyre në vendin tonë.