Fjalë Kyçe

Presidentja Osmani zbulon se është në shqyrtim largimi i vizave mes Kosovës dhe Tajlandës

Presidentja Osmani zbulon se është në shqyrtim largimi i vizave mes Kosovës dhe Tajlandës

Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar Tajlandës, ku u takua me liderët shtetërorë tajlandezë.

Në një intervistë për mediumin “Bangkok Post”, presidentja Osmani ka deklaruar se janë duke u diskutuar hapat e ardhshëm që Tajlanda t’i largojë vizat për kosovarët.

“Ne po diskutojmë që ta heqim regjimin e vizave që kosovarët ta vizitojnë Tajlandën pa pasur nevojë të pajisen me vizë dhe tajlandezët mund ta vizitojnë Kosovën dhe rajonin tonë në Evropën Juglindore pa viza. Kjo do të ishte një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte më shumë bashkëpunim dhe vizita nga tajlandezët, të cilët do të fitonin më shumë njohuri për Kosovën dhe anasjelltas”, ka deklaruar Osmani. Presidentja Osmani ka thënë se vizita e saj në Tajlandë tregon se Kosova kujdeset për marrëdhëniet me shtetin aziatik.

Osmani ka thënë se vizita e saj në Tajlandë tregon se Kosova kujdeset për marrëdhëniet bilaterale.

E para e vendit ishte në Bangkok më 23–25 qershor për të marrë pjesë në Samitin Global të Grave (GSW) 2022.