Fjalë Kyçe

Prezantohet “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) organizon konferencën “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.

Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore  që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë?  A e pranojnë  formimin e Asociacionit  të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de facto nga Serbia? Cila janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt?

Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e status-kuo-së? Për cilën etni në Kosovë, Trepça është vijë e kuqe e patejkalueshme? Cili është ‘zëri i popullit’ për Ujmanin/Gazivodën?

Po, për  Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviçin, a ka hapësirë për kompromis duke u mbështetur në ‘zërin e popullit’?  Sa përqind e qytetarëve shprehën se a duhet Trepça dhe Ujmani të mbetën brenda Kosovës ? Cili është ‘zëri i popullit’ për Luginën e Preshevës?

Sa përqind e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht dhe çdo çmim e duan Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës? Sa përqind e qytetarëvë shqiptarë mendojnë se Lugina e Preshevës bën të mbetet akoma nën Serbi?

Sa përqind e qytetarëve  shprehën se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë ? Çfarë është surprizuese në këtë aspekt, kah po zhvendoset lavjerrësi i ‘zërit i popullit’ të Kosovës rreth bashkimit eventual të Kosovës me Shqipërinë?

Cilat janë vijat e kuqe për shqiptarët dhe serbët në fazën finale të dialogut?  Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës.

Përveç panelistëve pjesëmarrësit tjerë do të jenë diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë, zyrtar institucional të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile, publicistë dhe përfaqësues nga bota akademike.